Seanca e jashtëzakonshme në Kosovë, kërkohen zgjedhje të reja

schedule10:56 - 20 Shtator, 2018

schedule 10:56 - 20 Shtator, 2018

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se opozita në vend po përgatit mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj. Ai shtoi se ka ardhur moment që t’i jepet fund arrogancës dhe qeverisjes së keqe.

Hoti foli dhe për seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 14:00, me kërkesë të opozitës ku do të diskutohet për tri marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën opozita ka mbledhur 53 firma.

Sipas tij, deputetët e opozitës aktuale përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëe të Kosovës. Ai shtoi se nëse është nevoja për protestë, LDK-ja është e gatshme ta organizojë një të tillë dhe të ftojë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!