Një 43 vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hënë ne Fier.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje.
“Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.
Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al