Spanja vuajti në Gjeorgji, por ia doli të fitonte 1-2, duke siguruar fitoren e parë në ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Dani Olmo realizoi golin vendimtar në minutat shtesë të takimit, teksa trajneri Luis Enrique tha këto fjalë pas suksesit në Tbilisi.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, Gjeorgjia luajti shumë mirë. Ia dolëm të përmbysim rezultatin me vendosmëri dhe guxim të madh. Publiku e ndihmoi Gjeorgjinë, por e pranoj që më pëlqyen, ata do të fitojnë disa ndeshje nëse luajnë si sot.
Sigurisht që entuziazmi nuk është maksimal, por ia dolëm të heqim një barrë nga vetja. Uroj që goli i fitores që shënuam në minutat shtesë të shërbejë për t’i shtuar besimin skuadrës time. Vuajtëm, nuk ka më kundërshtarë të lehtë“, deklaroi trajneri i kombëtares iberike. /abcnews.al