“Edhe në gjumë i kthej përgjigje”, Besi ndan nga skena e “Kosheres” momentin e veçantë me Ajkën

schedule22:28 - 28 Mars, 2021

schedule 22:28 - 28 Mars, 2021

Aktori shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku është tashmë prej tre javësh edhe në rolin e moderatorit në spektaklin e humorit “Kosherja”.

Megjithatë, ai nuk nguron që herë pas here të ndajë me shikuesit edhe momente nga jeta e tij private.

Mbrëmjen e sotme teksa prezantonte personazhin e “Kllounit” të interpretuar nga aktori Ervin Doko, Besi ka treguar me plot humor se i kthen përgjigje pyetjeve të vajzës edhe në gjumë.

“Sa më shumë rriten aq më shumë shtohen 1001 pse-të e fëmijëve. Jo për gjë po unë edhe në gjumë i kthej përgjigje Ajkës”, tha ai.

Kujtojmë që në puntatën e parë, Besi nuk hezitoi edhe zbuloi dhuratën që i kishte bërë femrave të jetës së tij.

LEXO EDHE: “Dhurata për Ajkën dhe Xhensilën”, Bes Kallaku flet për 8 Marsin nga skena e “Kosheres”

“Dhuratë ne kemi për çdo ditë. Po dhurata për Ajkën, dhurata për Xhensilën, pastaj se ç’keni gjetur ketë shprehjen që ne na mjafton një tufë me lule. Në mëngjes e thoni këtë se në darkë pastaj thoni po për ndonjë dhuratë nuk u kujtove”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!