Tifozat nuk janë lejuar edhe në ndeshjen me Anglinë si masë ndaj mospërhapjes ndaj Koronavirusit, por TKZ (Tifozat Kuq e Zi) kanë gjetur një mënyrë për të qenë prezent në këtë ndeshje.
Ata kanë vendosur një banderolë gjigante pas portës, ku shfaqeshin disa heronj historikë shqiptarë, mes tyre edhe ajo e Adem Jasharit, komandantit historik të UÇK.
Por ajo që është vënë re pas ndeshjes është heqja e Adem Jasharit nga banderola. Pjesa ku shfaqet ai është palosur, për t’u bërë i padukshëm. Mësohet se kjo ka qenë një direktivë e dhënë nga delegatët e UEFA-s, të pranishëm në këtë ndeshje. /abcnews.al