Bayern Munchen është dashuruar me një nga lojtarët e Juventusit dhe dëshiron ta transferojë në merkaton e verës. Rodrigo Bentancur është i zgjedhuri i bavarezëve dhe ç’është më e rëndësishmja, vetë uruguaiani dëshiron transferimin në Gjermani.
Nga ana tjetër Juventusi nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë 23-vjeçarin dhe kërkon të respektojë kontratën e firmosur deri në verën e vitit 2024. Në fakt, sipas Tuttosport, ka një skenar që mund ta bindë Juven të shesë Bentancur.
Është një shkëmbim me Leon Goretzka. Gjermanit i skadon kontrata në verën e vitit 2022 dhe Bayern po has vështirësi për ta bindur. Juventus i jep një opsion zgjidhjeje, që Bayerni e ka të vështirë, por në fund mund të jetë i detyruar ta vërë në zbatim. /abcnews.al