Miralem Pjanic u transferua te Barcelona në muajin shtator, por aventura katalanase nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar. Pak aktivizim dhe asnjë gol apo asist për shokët e skuadrës.
Pavarësisht një gjëjë të tillë, mesfushori boshnjak nuk e ka humbur besimin te vetja dhe në prononcimin për Mundo Deportivo kërkon më shumë hapësira nga trajneri Roland Koeman.
“I kam kërkuar vazhdimësi trajnerit, dua të luaj 2-3 ndeshje radhazi për të shfaqur cilësitë e mia. Të gjithë lojtarët kanë nevojë për një gjë të tillë. Unë vazhdoj të punoj fort në çdo seancë stërvitore për të qenë gati kur të më jepet mundësia.
Koeman po bazohet shumë te lojtarët e rinj dhe ata që kanë dalë nga La Masia. Sigurisht që kjo është diçka e bukur për klubin, që tenton të mbajë një stil të caktuar, por unë mund t’i dhuroj eksperiencën time skuadrën në ndeshje të rëndësishme“, deklaroi 30-vjeçari boshnjak. /abcnews.al