Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistron 72 viktima nga Covid-19, konfirmohen 3,133 raste të reja në 24 orë

schedule17:40 - 27 Mars, 2021

schedule 17:40 - 27 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë konfirmuar 3,133 raste të reja me koronavirus. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend, bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes u ndanë nga jeta 72 qytetarë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në vend arrin në 252,590 (ndryshimi ditor + 1.3%), nga të cilat 51.5% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 60 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2.545 janë raste kontakti. Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë regjistruar gjithsej 7,826 vdekje. 95.7% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç. sb/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!