Real Madrid në këtë sezon nuk është në podiumin e më të fortave në Europë dhe kjo dhemb te tifozët. Ata duan të ndërtojnë sërish një skuadër të frikshme dhe për këtë duhen marrë dy më të mirët.
Marca dhe AS sot bëjnë me dije se Florentino Perez po bën gati terrenin për të gjetur akordin për blerjen e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në verën e ardhshme.
Mbappe është më lehtë i arritshëm për shkak të kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa Haaland mbetet operacion i ndërlikuar.
Gjithsesi për të sjellë dyshen e njohur duhen shumë para dhe këtë nuk e vë askush në diskutim. Real Madrid ka si objektiv të ulë në mënyrë drastike nivelin e pagave.
Për ta bërë këtë ata pritet të largojnë Bale, Marcelo dhe Isco. Ndërkohë Varane është gjithashtu një mundësi për t’u larguar, por francezi duhet zëvendësuar me patjetër. /abcnews.al