Trajneri i njohur analizon ecurinë e Superligës

schedule15:53 - 19 Shtator, 2018

schedule 15:53 - 19 Shtator, 2018

Superliga është larg nivelit që duhej të ishte pas katër javëve të para. Ky është gjykimi i trajnerit të njohur, Hysen Dedja, që gjithsesi veçon Skënderbeun.

Futbolli i sezonit të ri nuk e ka kënaqur.

Pas katër javësh Superligë, gjykimi i njërit prej trajnerëve më të njohur shqiptarë është përgjithësisht negativ për nivelin e kampionatit.

Hysen Dedja, ish-teknik i Vllaznisë, Teutës dhe i shumë ekipeve të tjerë, nuk kursen askënd.

“Nuk ka një nivel loje të mirë që bëjnë dhe që do ta kemi problem më duket. E kemi pas këto vitet e fundit për afrimin e spektatorit në stadium. Po të marrësh ndeshjen e fundit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ishte një ndeshje e dobët e të dyja skuadrave, pasime shumë gabim, rreshtime gabim, gabime amatoreske të lojtarëve dhe janë dy skuadra që pretendojnë për fronin e kampionatit”, tha Dedja.

Gjithsesi, veçon kampionët.

Përse Skënderbeu vazhdon të ketë sukses?

“Ajo anë profesionale që ka pasur Skënderbeu ka ngelur dhe ka disa lojtarë që kanë qenë te skuadra si Lulaj, Teqja, Krasniqi, sot janë dhe bëjnë dallim me atë mentalitet që ka qenë. Skënderbeu ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Kanë afruar portierin që vite me radhë i përfaqësoi”, u shpreh Dedja.

Flamurtari zhgënjeu këtë herë.

Si e sheh Dedja ekipin vlonjat në pretendimet për titull?

“Ka disa vjet, që me Gjikën dhe tashmë me Idrizin që organizohet, paguan shumë lekë për organizimin e skuadrës dhe nuk arrin të marrin kampionatin. Ka një rritje të vogël në krahasim me kampionatin e vjetshmë, por që t’i thuash që është pretendent për kampionatin është shumë shpejt”, tha trajneri.

Pak javë mjaftuan për të shkarkuar një trajner shqiptar, ndërsa trajnerët e huaj, edhe kur janë pa rezultate mbeten.

Rasti tipik, Kostiç tek Luftëtari.

“Është shumë e habitshme se si ka ardhur ai trajner. Që nga largimi i Likës . Një ekip që kishte vite e vite dhe asnjëherë nuk ishte përfaqësuar në Kupat e Europës. Këto janë enigma shumë të mëdha dhe që kanë kapur ekipet tona. Populli e si mirë, njerëzit e ndershëm e dinë mirë se si ka ardhur, vetëm Tavo e di se si mund të rrijë ai aty”, u shpreh Dedja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!