Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin u shpreh në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
Maas tha se Gjermania është skeptike rreth idesë.
“Jemi skeptikë në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbisë dhe Kosovës. Ideja për korrigjimin e kufijve ka nevojë për sqarim. Ekziston frika e efektit domino në Ballkan”, u shpreh Maas.
Ministri i Jashtëm gjerman tha gjithashtu se Qershori i vitit 2019 nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Vendet e BE-së e kanë thënë qartë se Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit. Bëhet fjalë për konsultimin e shtetit ligjor dhe të sistemit të drejtësisë. Shqipëria ia ka dalë të bëjë hapa gjigand në sistemin e drejtësisë”, deklaroi ai.
Heiko Maas po zhvillon një vizitë zyrtare në tiranë. Pas Bushatit ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha./abcnews.al