Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Maskat dhe distancimi fizik mund të mbeten në fuqi për 10 vite”

schedule15:51 - 26 Mars, 2021

schedule 15:51 - 26 Mars, 2021

Maskat dhe distancimi social  do të na shoqërojnë edhe për një dekadë tjetër, ka pohuar Lord Sumption.

Ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Britani  tha se është e pamundur  të presim që qeveria të heqë dorë nga kufizimet sociale sepse populli tashmë është mësuar me to. Lord Sumption sugjeroi që kufizimet i bënin britanikët të ndiheshin më të sigurt.

Shkencëtarët e SAGE theksuan domosdoshmërinë  e përdorimit të maskave dhe distancës sociale gjatë stinës së dimrit pasi viruset e frymëmarrjes si Covid e kanë më të lehtë përhapjen.



Dhe Mary Ramsay, kryetarja e Shëndetit Publik  në Angli, tha se kufizimet mund të jenë pjesë e përditshmërisë tonë për vite sepse Britania do të duhet të presë  vendet e tjera derisa të përfundojnë fushatën e tyre të vaksinimit.

Fushata e vaksinimit të Britanisë  ka rezultuar e suksesshme në krahasim me vendet e tjera europiane  duke rritur paralajmërimet se pushimet e verës në pjesën tjetër të Europës nuk do të lejohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!