Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid që nga Lufta e Dytë Botërore

schedule15:05 - 26 Mars, 2021

schedule 15:05 - 26 Mars, 2021

Italia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga Covid, me më shumë se 100,000 të vdekur se mesatarja, sipas statistikave të publikuara sot.

“Demografia e vendit tonë ka pësuar një ndryshim të madh për shkak të vdekjeve nga Covid-19”, tha në një deklaratë zyra kombëtare e statistikave italiane ISTAT.

“Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 746.146, numri më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, me një rritje prej më shumë se 100,000 (+ 15,6%) krahasuar me mesataren e 2015-2019.”



Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, numri i personave që vdiqën për shkak të Covid shkoi në 74,000 në 31 dhjetor të 2020. Italia është vendi i parë europian që u godit më rëndë nga pandemia 13 muaj më parë.

Sipas ISTAT, rajonet veriore janë më të prekurat. Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve pësoi rënie (404.104 lindje,  -3.8% krahasuar me 2019). Numri i popullsisë italiane pësoi rënie me rreth 384,000 njerëz në 2020 krahasuar me 2019, “e njëjtë me zhdukjen e një  qyteti me madhësinë e Firences”.

Më 31 dhjetor 2020, popullsia ishte 59,257,566 banorë, duke regjistruar një rënie prej 0.6% brenda 12 muajve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!