Rama e shtron me peshkatarët në Durrës: S’kam ardhur për vota, por të bëj histori

schedule14:48 - 26 Mars, 2021

schedule 14:48 - 26 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takime në qytetin  Durrësit.

Fillimisht është ndalur në një kopsht, për të vijuar më pas me takime në lagje të ndryshme të këtij qyteti.

Gjithashtu Rama nuk ka lënë pa takuar edhe peshkatarët.

Rama ka zgjedhur të bashkëbisedojë në një varkë peshkimi duke ngrënë drekë së bashku me peshkatarët e Durrësit.

Një prej tyre i ka kujtuar premtimin që i ka dhënë  atyre se do ta bëjë Portin e Durrësit me të njëjtin standard si ai i Vlorës.

“Nuk kam ardhë në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Mos u shqetësoni për Portin e Vlorës, më parë nuk ishin kushtet kjo është edhe arsyeja që projekti në Durrës nuk u finalizua. Ne kemi marrë fondin dhe tani jemi në rregull”, tha Rama.

/abcnews.al/