Kongresi amerikan akuzon platformat sociale për urrejtje politike dhe dezinformim

schedule12:33 - 26 Mars, 2021

schedule 12:33 - 26 Mars, 2021

Kongresi amerikan ka akuzuar Facebook, Twitter,  Google për urrejtje politike dhe dezinformim për pandeminë e Covid-19 dhe vaksinimin.

Për krerët e platformave të mëdha sociale ishte dita e gjykimit para kongresit amerikan i cili këto muaj i ka dëgjuar dhe i ka marrë në pyetje për temën e dezinformimit politik dhe shëndetësor, që qarkullon në rrjete sociale dhe që ka arritur një kulm dramatik me sulmin ndaj kongresit.

Pyetjes së kongresmenëve, vetëm CEO i Twitter, iu përgjigj po. Por ai kërkoi që kjo përgjegjësi të vendoset në një plan më të gjerë. Kreu i Google mohoi çdo përgjegjësi, dhe shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zukeberg nuk pranoi të përgjigjej. Por ai tha se përgjegjësia është atyre që ushtruan dhunë dhe shkelën ligjin. Përfshi ish presidentin Trump.

Por platformat sociale nuk akuzohen vetëm për urrejtje politike por dhe për përhapje të dezinformimit për sa i përket pandemisë dhe vaksinave anti-Covid. Deputetë dhe senatorë u shprehën se ka ardhur momenti që të vendosen disa ligje të reja në mënyrë që të ketë më shumë përgjegjësi./abcnews.al