VIDEO/ “Lag derën, lag derën”, momenti kur zjarrfikësit tentojnë të hyjnë në magazinë, 33-vjeçari ende i pagjetur

schedule10:12 - 26 Mars, 2021

schedule 10:12 - 26 Mars, 2021

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 40 orë që nga rënia e zjarrit në magazinën tek “Casa Italia” dhe zjarri brenda saj është ende aktiv. Forcat zjarrfikëse kanë mundur të neutralizojnë përhapjen e flakëve, por siç duket nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al vatra është ende aktiv.

Kjo e bënë shumë të vështirë futjen e forcave zjarrfikëse në brendësi për të kërkuar për 33-vjeçarin Arjan Sala i cili sapo kishte rënë zjarri kishte ndërhyrë për ta shuar por më pas mbeti i bllokuar në magazinë.

Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria. Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.

Një rrezik tjetër është plasaritja e mureve, për shkak të nxehtësisë, ku ndërtesa mund të rrezikojë edhe shembjen. E.L/ abcnews.al/