Ka vijuar edhe ditën e sotme procesi i vaksinimit në kryeqytet.
Ndër figurat e njohura artistike që ka marrë sot dozën e vaksinës anti-Covid është edhe “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana.
“Na grin me fotografi dhe me video tani”, shprehet i mirënjohuri Arbana.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë videon në rrjetin social “Facebook”, ndërsa e këshillon që të pushojë për 20 minuta pas marrjes së vaksinës, duke u shprehur: “Jam interesuar gjithmonë për bacën Reshat”.
Ndërkohë ministrja deklaroi se procesi do të vazhdojë për të vaksinuar të gjithë qytetarët, me besimin për tu rikthyer në normalitet.
/abcnews.al/