Kryeministri Edi Rama komentoi thirrjen e ambasadores së SHBA Yuri Kim në një intervistë për gazeteren e ABC, Esiona Konomi dy ditë më parë, se partitë politike duhet të shprehin qartë se Tom Doshi nuk duhet të jetë në parlament.
Rama u shpreh në Opinion se nuk ka asnjë ndasi me ambasadën e SHBA, por theksoi se nuk mund ta vendosë ai nëse Doshi mund të jetë ose jo në parlament. Kreu i qeverisë deklaroi se Tom Doshi është ëngjëll në krahasim me Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.
“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga dje. Ajo është e njëjta përgjigje që kam dhe unë. Endri Fuga është drejtor i komunikimit për llogarinë time. Së pari vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Ne nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren. Unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa thjeshtë individi për të cilin flasim. Ne duhet të merremi me Saliun dhe Ilirin para të cilëve Tom Doshi është ëngjëll.
Dhe me Monikën para se cilës Tom Doshi është ëngjëll. Sa i përket Tom Doshit nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja. Nuk thashë Tom Doshi është ëngjëll në raport me ty por me Saliun. Në raport me ta ky është ëngjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, nuk kam arsye të vë në dyshim përcaktimin e tyre.
Ne as nuk jemi aleatë as nuk do jemi aleatë. Nëse për Tom Doshi ka reagim nga SHBA. E kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk jep përcaktim për ata të tre. Unë e përjashtoj veten se nuk kam asnjë lidhje me ata dhe nuk kam asnjë lidhje me korrupsionin. E kuptoj pse ambasadorja nuk i rreshton dhe ata tjerët se njëri është president dhe tjetra është gruaja e presidentit.
PD natyrshëm kërkon me zë të lartë që Tom Doshi të hiqet nga gara sepse e ka problem atje, kurse unë kam problem Saliun, Ilirin dhe Monikën. Kam problem rrezikun që i vjen këtij vendit nga këta. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja. Pse unë e vendos nëse Tom Doshi do jetë në parlament”, tha Rama./mv.abcnews.al