Rachel Levine, pas miratimit të senatit është bërë transgjinorja e parë në historinë amerikane, që mban një post të lartë në qeverinë federale.
Ajo do të jetë zv/ministrja e shëndetësisë. Një vendim historik sidomos pas viteve në të cilat Donald Trump u shpalli luftë transgjinorëve. Emërimi për Levine mori mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe dy republikanëve, ndërsa e djathta fetare e kundërshtoi ashpër kandiaturën.
Levine ka lindur në Masacusets në 1957-ën, në një familje konservatore hebreje, ajo gjithnjë tregon se ndihej vajzë – që e vogël.
Ajo u regjistrua në Harvard për tu bërë një mjeke që të ndihmonte fëmijët për shkak të fëmijërisë së saj të mbyllur. Vetëm në vitin 2011 ajo u përball me vendimin e rëndësishëm për t’u transformuar totalisht nga burrë në grua. Në atëkohë kishte një bashkëshorte dhe dy fëmijë, por u divorcua në vitin 2013.
Pas emërimit të saj, Levine tha se ishte krenare për punën që a ka bërë për të adresuar pandeminë e Covid, për të luftuar sëmundje si HIV dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e LGBT-së.
Presidenti amerikan Biden u shpreh se Levine është personi i duhur për këtë post./abcnews.al