Matteo Maurizio Pinti është një foshnje vetëm shtatë muajshe, që u shtrua në Spitalin Pediatrik të Salesit në Ankona në fillim të marsit. Fëmijës iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në zorrë.
Ai doli se ishte pozitiv me Covid-19, ashtu si nëna e tij dhe u dërgua në Departamentin e Reanimacionit të Spitalit Pediatrik, drejtuar nga Alessandro Simonini.
Ky i fundit u shpreh: “Fëmija kishte një problem tretës, i cili është një nga ndërlikimet më të shpeshta kur COVID-19 prek fëmijët.“Ai duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë delikate, dhe duke qenë pozitiv me COVID-19 si dhe nëna e tij, ne nuk mund t’i mbanim bashkë, na duhej t’i ndanim. Por u përpoqëm të bënim gjithçka që të ishte e mundur që i vogli të mos ndihej vetëm”./abcnews.al


