Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet 35 vjeçari i akuzuar për vrasjen e shqiptarit në Nju jork

schedule13:16 - 18 Shtator, 2018

schedule 13:16 - 18 Shtator, 2018

Një 35 vjeçar është arrestuar dje në Brooklyn, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit Grei Frashëri, disa ditë më parë në Nju Jork.

Anthony Valenti akuzohet për tentativë vrasje dhe posedim të armëve. Ai qëlloi disa herë në drejtim të 23 vjeçarit shqiptar më 7 shtator, i cili u godit për vdekje disa çaste më vonë nga një tjetër bashkëpunëtor, që është ende i lirë.

Asnjë nga të shtënat nuk ishte vdekjeprurëse për Frashërin, derisa u godit me thikë në qafë më vonë nga një bashkëpunëtor. Policia beson se ishte një konfrontim mbi marrëveshjen e marihuanës.

Valenti jeton në Bensonhurst, ai ka 10 arrestime të mëparshme, përfshirë për drogë dhe ngarje të makinës në gjendje të dehur, tha një burim policor.

Grei Frashëri u qëllua për vdekje të premten e 7 Shtatorit në Nju Jork. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!