TIRANE- Kanë kaluar 20 orë dhe i riu Arjan Sala ende nuk është gjetur, pas zjarrit të rënë në një magazinë tek zona e njohur si “Casa Italia”.
Së fundmi me lot në sy, babai i Arjani tregon se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës. Ai ka bërë apel që të ndërhyhet me çdo mundësi për të kërkuar të birin që u fut brenda magazinë për të shuar flakët që kishin rënë.
“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti fute oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë.” ka thënë babai i 33-vjeçarit. E.L/abcnews.al/