Tomor Alizoti ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “ABC” ku foli edhe foli për planin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Ndërsa u ndal tek për përplasjet në Elbasan dhe provokimet politike, ai theksoi se kryeministri Edi Rama është i rrethuar nga kriminelë dhe kjo është e pafalshme për këtë të fundit.
“Krimi në Shqipëri është i gjithë në terren, do të bëhet mafie. Po ta shihni mjeshtrin përballë, ai ka të njëjtat premtime si 2013 dhe i vetmi aleat i tij është krimi. Çudia më e madhe është se në Elbasan vijnë njerëz të mafies me armë në brez në sytë të kryeministrit për të rrahur njerëz. Ky është turp i atyre që e mbrojmë. Një kryeministër i një vendi nuk mund të qëndrojë me killera afër vetes,ndërkohë qytetarët e thjeshtë i fusin në burg se nuk kanë paguar drita.
E dini sa herë futet qytetarët e zakonshëm në burgje vetëm se janë të pambrojtur. Pra krimi është aleatë i tyre.Edhe në Berat kemi pasur disa gjëra, pro deri tani kanë qëndruar urtë.Unë atje jam në kokë. Në zonën time me të gjithë demokratët do të bëjmë çmos që të mos preket asnjë votë. Ky vend nuk do të qeverisë më nga horrat. Në çështjet ideale dhe të mëdha për vendin mua kurajë dhe objektivi nuk më mungon”, u shpreh Alizoti.
Alizoti gjithashtu tregoi objektivat e qarta të programit të Partisë Demokratike, ndërsa u shpreh se nuk synon të fitojë zgjedhjet duke premtuar mrekulli.
“Unë nuk do t’i them asnjëherë njerëzve që do të sjellim mrekulli. Por në atë qark unë do të shkoj me dinjitet. Do të jem dhe kam qenë i sinqertë, dhe u kam thënë se duam të bëjmë diçka të mirë për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Nëse atyre u jep një shpresë u jep shpirtin, njerëzit e kuptojnë. Nëse sheh se deputetet e PS në qarkun e Beratit i kanë shtëpitë si George Bush, këtu duhet “Vettingu”. Duhet të marrim përgjigje se si pasurohen këta njerëz”, u shpreh ai.
I pyetur nga Xhokaxhi se si mund të shkojë fushata përballë kandidatëve të PS-së, Alizoti tha se tashmë njerëzit i njohin dhe se sipas tij në këto 8 vite nuk është bërë asgjë nga mazhoranca.
Më tej ai tregon se qytetarët në qarkun e Beratit e kanë pritur shumë mirë.
“Një vend kaq i varfër kërkon një plan ekonomik. E gjithë media shqiptare është banalizuar, pa ofendime, por duhet të ketë pyetje konkrete. Kur e keqja është në maksimumin është kur ajo është bërë normale për njerëzit dhe ky është rreziku më i madh. Shqipëria duhet të kthehet në vend normal, duhet të ulë taksat, çmimin e energjisë. Në Shqipëri do të ketë një çlirim ekonomik vetëm dy vitet e para.
Ata nuk kanë asnjë plan dhe kam përshtypjen se një pjesë e madhe e PD-së ka hequr dorë nga ndjekja e Ramës. Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin se kë do të zgjedhin, Nëse qytetarët mendojnë se janë mirë , le të qëndrojnë me Edi Ramën. Por nga sa kam takuar dhe kam parë unë, ekonomia shqiptare është me shkatërruara. Shifrat tregojnë se shqiptarët janë shumë afër me Sirinë, konkurron me një vend me luftë. Për çfarë arsyesh?” tha ai./i.k/abcnews.al/

