Ka futboll edhe në Shqipëri sot. Madje luhet një finale në Kategorinë e Parë, pasi Dinamo pret Burrelin në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe synon fitoren që i ngjit në vendin e parë në klasifikim.
Matjanët do të mjaftoheshin edhe me një barazim, duke shpresuar që të ndalet edhe Korabi që do të futej në luftë për vendin e parë në rast se mposht Erzenin në transfertë. Shijakasit vetë do kërkojnë tre pikët, për ta mbyllur në katërshen e parë fazën e dytë.
Në program për sot është edhe dueli Veleçiku-Partizani B, ekipe që synojnë qëndrimin në të Parën, kurse Oriku pret Besëlidhjen. Sot luhet edhe një ndeshje e Kategorisë së Dytë, madje një derbi. Devolli përballet me Maliqin dhe këta të fundit duan tre pikët që u jep vendin e parë në grupin B. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 17
E enjte, më 25 mars, ora 13:30
Veleçiku-Partizani B
Oriku-Besëlidhja
Dinamo-Burreli
Erzeni-Korabi
KATEGORIA E DYTË – JAVA 15
E enjte, më 25 mars, ora 13:30
Devolli-Maliqi