Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran pati rastin që të performojë në funeralin e Michael Gudinski në Melbourne, ku këndoi këngën e re, të cilën ia kushtoi vajzës së tij, Lyra.
Mirëpo, gjatë interpretimit të këngës artistin e tradhëtuan emocionet dhe shpërtheu në lot.
“Nuk kam qenë asnjëherë në nervoz. Më falni nëse i ngatërroj tekstet”, u shpreh ai.


Ed Sheeran zbuloi se këtë këngë për vajzën e kishte shkruar në karantinë. Këngëtari dhe partnerja e tij Cherry Seaborn, u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2020./abcnews.al

