Parlamenti rus miraton ligjin që i jep Putin të drejtën për të kandiduar sërish për President

schedule15:32 - 24 Mars, 2021

schedule 15:32 - 24 Mars, 2021

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, “Duma e Shtetit”,  miratoi të mërkurën projektligjin, që lejon Vladimir Putin të kandidojë për dy mandate të tjera si president.

Përveç rivendosjes së kushteve të mëparshme të presidencës, projektligji përcakton kërkesat për të nominuarit presidencialë  të tilla si shtetësia ruse dhe një moshë minimale 35 vjeç.

Të nominuarit duhet të kenë qëndruar në Rusi për të paktën 25 vjet, dhe të mos kenë nënshtetësi tjetër.

Gjithashtu, projektligji paraqet një kufi moshe prej 30 vjeç për një person që mban postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe kushtin për të qenë një shtetas rus. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!