Basha publikon në rrjetet sociale 5 rregullat për vettingun e politikanëve

schedule20:57 - 17 Shtator, 2018

schedule 20:57 - 17 Shtator, 2018

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar 5 rregullat kryesore se si dhe kush do ta bëjë Vettingun e politikanëve. Në videon e publikuar në rrjetet sociale sqarohet se :

Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika dhe as Kuvendi.

Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

Vetingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare dhe do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale-përfundojnë 5 rregullat që demokratët propozojnë për të bërë vettingun në politikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!