Donald Trump mund të shkarkojë Tillerson

schedule21:08 - 3 Nëntor, 2017

schedule 21:08 - 3 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë shenja se mund të shkarkojë sekretarin e shtetit, Reks Tillerson. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë,Tillerson nuk zotëron mbështetje të plotë në institucionin e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara.

Pozicioni i Rex Tillerson në krye të diplomacisë amerikanë është i pasigurtë. Presidenti amerikan gjatë një interviste televizive tha se nuk ishte i sigurt nëse Sekretari i Shtetit i tij Rex Tillerson do të mbetet në krye të diplomacisë amerikane deri në fund të mandatit presidencial. Donald Trump tha se ishte “i pakënaqur” që disa anëtarë të Departamentit të Shteti nuk e mbështesin atë.
Në një intervistë me Laura Ingraham në Fox News, presidenti theksoi se ishte ai dhe vetëm ai, i cili cakton politikën e jashtme të SHBA. “E vetmja gjë që ka rëndësi jam vetëm unë, sepse unë jam ai që përcakton politikën,” tha Donald Trump.

I pyetur nëse ai mendonte se do ta mbante Tillersonin në detyrë deri në fund të mandatit presidencial, ai tha: “Epo, do të shohim, nuk e di”. Ndërkohë Donald Trump për njëmbëdhjetë ditë rradhazi do të jetë në Azi së bashku me Sekretarin e jashtëm Tillerson. Udhëtimi zyrtar i përbashkët vjen pas disa muajsh, kur mes dy burrave të shtetit amerikan ka patur trazira të vazhdueshme. Tillerson nuk pranoi të mohonte në një konferencë për shtyp një deklaratë rreth Trump në të cilën e quante atë budalla. Kurse presidenti amerikan iu kundërpërgjigj duke e sfiduar me test inteligjence./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!