Mbrëmjen e sotme Franca dhe Ukraina luajnë ndaj njëra-tjetrës në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe fitues i Topit të Artë ka folur rreth Ousmane Dembele një nga lojtarët më në formë të momentit të kombëtaren e kampionëve të Botës. Shevchenko ka një këshillë për të, fiks para ndeshjes me skuadrën e Ukrainës.
“Jam në një pozicion kur do doja që Dembele të mos shënonte. Është i ri, shumë i talentuar, por duhet të jetë më i durueshëm kur finalizon. Ai duhet të ketë shanse para portës dhe të punojë pak më shumë”, u shpreh Shevchenko. /abcnews.al