Këtë të mërkurë u zhvillua në Hagë, seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kjo është konferenca e katërt e organizuar mbi ish-krerët e UÇK-së.
Gjykatësi Nicolas Guilloi paraqiti agjendën e kësaj konference.
Ndër çështjet që janë fokus i kësaj seancë janë ecuria e hetimeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes, parashtrimi i përgjigjeve ndaj mocioneve të dorëzuara paraprakisht.
Ndërkohë mbrojtja e ish-presidentit Thaçi ka ripërsëritur në seancën e sotme se e kundërshton kërkesën e Prokurorisë për gjykim të shpejtë të seancës.
Avokati i Thaçit, David Hooper gjithashtu është shprehur se kanë hasur në vështirësi në marrjen dhe trajtimin e materialeve.
“Urgjencën për fillimin e gjykimit sa më të shpejtë të cilin ne e kundërshtojmë për të gjitha arsyet praktike të cilat i kemi paraqitur më parë”, tha avokati Hooper.
Ai më tej ka shkuar se materialet dhe provat nga Prokuroria janë dhënë pjesë-pjesë, duke kërkuar të gjitha dokumentet që lidhen me akuzat e Thaçit apo deklarata të ndonjë dëshmitari të përfshirë.
Hooper komentoi intervistën e Thaçit nga zyra e Prokurorit të Specializuar në fund të korrikut për të cilën u shpreh se i ishin ofruar 60-70 faqe material, por që sipas tij prokuroria heziton t’ja japë mbrojtjes.
/abcnews.al/