Komisioni i Disiplinës ka dhënë ditën e sotme vendimet për thyerjet disiplinore në futbollin tonë për javën që lamë pas. Në Kategorinë Superiore kishte zhurmë për arbitrimin, por fatmirësisht nuk kishte thyerje flagrante të rregullave.
I vetmi klub i elitës, i përmendur nga vendimet e Komisionit është Kastrioti, i cili paralajmërohet për shkak të parregullsive në ndeshjen e luajtur ndaj Vllaznisë, ku shkodranët fituan 0-1 në Kamzë. Ndërkohë tre lojtarë të Kategorisë së Parë janë dënuar me pezullime në ndeshje për shkelje të tyre.
- KS Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Burreli, Fabio Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Besa, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Mirdita, Ervis Shalsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria, Klejdi Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i SHS Përmeti, Maringlen Menaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Labëria Fc, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Tirana B U-19, Semuel Xhika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Eni Xhako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-21, Ergi Brahja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së Vora, në lidhje me zyrtarin e Vora U-17, Skerdi Musteqja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Dinamo U-21, Niven Feci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.