Real Madrid i shtohet një tjetër problem para ndeshjes së parë të çerekfinaleve të Champions League ndaj Liverpool më 6 prill. Ditën e sotme madrilenët e paftuar në kombëtare janë stërvitur nën urdhrat e Zidane dhe seanca ka shkuar keq për Federico Valverde.
Talenti i mesfushës ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është detyruar të ndërpresë stërvitjen dhe kryejë ekzaminimet e duhura për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Nga ajo që bëhet me dije, Valverde ka pësuar një tërheqje të gradës së parë dhe do i duhet të mungojë të paktën 2 javë, çka e bën shumë të vështirë praninë e tij në çerekfinale.
Ky dëmtim i Valverde vjen pas një tjetër lëndimi të pësuar nga Toni Kroos, duke i shkaktuar shumë probleme Zidane para ndeshjes së rëndësishme me Liverpool. Mungesa e Valverde mund të shkaktojë edhe në ndryshimit e krejt skemës së Zidane kundër anglezëve. /abcnews.al