Mesazhe falenderuese erdhën nga Kryeministri Rama për qytetarët e Kukësit, pas nisjes së aplikimit të tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve kuksianë për shqetësimin e krijuar deri më tani lidhur me këtë tarifë. “Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar”, shkruan Rama.
Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi investimin e çdo qindarke të kësaj rruge.
“Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real bashke stadium të ri”, mbyll Rama postimin e tij./abcnews.al
Rama kuksianëve: Ndjesë për tarifën, së shpejti aeroporti
schedule13:59 - 17 Shtator, 2018
schedule 13:59 - 17 Shtator, 2018