Shoqëria Civile nxit banorët e Kukësit të kundërshtojë vendosjen e tarifës

schedule13:55 - 17 Shtator, 2018

schedule 13:55 - 17 Shtator, 2018

Ndërkaq një numër i vogël qytetarësh të Kukësit i ishin përgjigjur thirrjes së disa aktivistëve të shoqërisë civile për grumbullim proteste sot paradite në këtë qytet. Vetë aktivistët thanë se nuk kishin si qëllim protestën, por takimet dhe bisedat me qytetarët e Kukësit për të kundërshtuar në vazhdim vendosjen e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

“Në fakt ne në prtoestë nuk dolëm për të kundërshtuar çmimin, por dolëm kundër traut që ndan kombin. E paguajtëm sot këtë taksë për të ardhur në Kukës, por iu premtoj dhe iu deklaroj se do të vijë koha shumë shpejt që kjo taksë nuk do të paguhet më. Do të bisedoj me qytetarët kuksianë dhe hap pas hapi do të ndërmarrim mënyat e duhura për të protestuar.”

“Kur flitet për bashkimin ekonomik mes dy vendeve në mbledhje e takime qeverish dhe më pas vendoset trau ekonomik, do të thotë se të gjithat ato ç’ka kryeministri i Shqipërisë tregon janë fasadë. Duhet hequr ky tra sepse duhet të bashkojmë Shqipërinë me Kosovën ekonomikisht.”