Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama batuta me Majkon: Shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri që përmend vetëm numrin tënd

schedule17:04 - 23 Mars, 2021

schedule 17:04 - 23 Mars, 2021

Gjatë prezantimit të Pandeli Majkos i 19-ti në qarkun e Tiranës, Rama shkëmbeu disa batuta me socialistët. Rama u shpreh se shpreson që socialistëve të mos i mbetet hatri që përmend vetëm numrin e Pandit, duke veçuar Elisa Spiropalin.

“19 është një numër që unë e përmend se është numri i Pandit dhe objektivi ynë minimal në Tiranë. Jam i bindur që Pandi kur të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për teatrin e ri kombëtar njësoj si foli për stadiumin sot.

Këtë takim në kushte të pashtrënguara nga pandemia, pas 4 vitesh do e bëjmë te teatrit i ri. Për këto arsye numri 19 është i veçantë. Besoj nuk i vjen askujt keq, dhe Elisës nuk i mbetet hatri që përmend vetëm numrin 19. Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!