KAS rrëzon vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të PD-së

schedule13:22 - 23 Mars, 2021

schedule 13:22 - 23 Mars, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike. Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, me shumicë votash, KAS vendosi që të pranohet kërkesa ankimore e PD-së lidhur me vendimin e marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Pra, KAS vendosi ndryshimin e vendimit të Celibashit dhe regjistrimin e listave shumë emërore të Partisë Demokratike, sipas listës së depozituar më 16 mars në KQZ. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe kundërshtimi i tij mund të bëhet Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi.

Kujtojmë se Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit të Ankimeve të Sanksioneve për të ankimuar vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 78 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë.

KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe. PD ri-korrigjoi listat duke i dërguar sërish në KQZ, ndërsa jashtë listës mbeti edhe Gazment Koduzi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!