Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe zonja e tij e parë, Kim Jung-sook, janë vaksinuar me AstraZeneca.
Vaksinimi është në kuadër të përgatitjes për vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e G7 në qershor, sipas një njoftimi nga zyra e presidentit.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka ftuar Korenë e Jugut, Indinë dhe Australinë të marrin pjesë në samit si mysafirë. Edhe nëntë anëtarë të delegacionit të presidentit u vaksinuan të martën në të njëjtën klinikë publike në Seul.
Duke filluar nga e marta, personat mbi 65 vjeç do të vaksinohen me AstraZeneca në të gjithë vendin.
Në shkurt, Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Koresë (KDCA) tha se qytetarët e moshuar nuk do të vaksinohen me AstraZeneca për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë edhe efektivitetin e saj.
Sidoqoftë, javën e kaluar KDCA njoftoi se qeveria kishte vendosur të vaksinonte të moshuarit me AstraZeneca bazuar në kërkimet e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas KDCA, më shumë se 680,000 njerëz në vend janë vaksinuar deri më tani.
Të hënën, Koreja e Jugut raportoi 331 raste lokale dhe 15 të importuara. Që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar 99,421 raste Covid-19. Numri i viktimave ka shkuar në të 1,704./abcnews.al

