Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se me vaksinat ruse të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Shqipërinë, do të vijohet injektimi i tyre tek të moshuarit që janë mbi moshën 80 vjeçare.
“Me dozat që erdhën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, duke ndjekur planin e vaksinimit. Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit” tha Manastirliu.
Ndërkohë Manastirliu ka zbuluar se në ditët në vijim pritet të vijnë vaksinat e Pfizer, por edhe një shumë prej rreth 60-80 mijë vaksina nga aleanca e Covax, ku Shqipëria ka parapaguar për të marrë vaksinën.
“Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Dhe po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv”.E.L/ abcenews.al/


