Shifra rekord, Turqia regjistron mbi 22 mijë raste me Covid në 24 orë

schedule08:19 - 23 Mars, 2021

schedule 08:19 - 23 Mars, 2021

Turqia ka raportuar 22,216 raste të reja në 24 orë- numri më i lartë gjatë 2021, sipas të dhënave të ministrisë të shëndetësisë turke.

Vendi raportoi 117  viktima duke e çuar numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 30,178. Vendi po përballet me një rritje të rasteve të reja pas lehtësimit të kufizimeve Covid-19, duke përfshirë rihapjen e pjesshme të shkollave dhe ngrënien në ambiente të mbyllura që nga fillimi i marsit.

Mbi të gjithë 1,644 njerëz janë në gjendje kritike, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Hera e fundit që Turqia shënoi shifrat më të larta ditore ishte në dhjetor të 2020, me  33,000 raste në 24 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!