Finalja e vitit 2005 në Champions League konsiderohet nga të gjithë si më e bukura dhe më e çmendura që është luajtur ndonjëherë. Milani kryesonte 3-0 në pjesën e parë kundër Liverpool, por anglezët shënuan tre gola në pjesën e dytë dhe fituan trofeun pas goditjeve të penalltive.
Në stolin e “The Reds” ishte ulur Rafa Benitez, i cili ia doli të rikthente trofeun me veshë të mëdhenj pas një kohe të gjatë në “Anfield”. Trajneri spanjoll i është rikthyer përsëri përmbysjes së madhe në finalen e Stambollit.
“Të gjithë kujtojnë që ishim me fat në finalen kundër Milanit, që kishte një ekip madhështor. Njerëzit harrojnë që ne eliminuam një skuadër të fortë si Juventusi. U përballëm edhe me Chelsea, që ishte skuadra më e mirë në Angli në atë periudhë“, kujton Benitez. /abcnews.al