Mariah Carey i tregon ish të dashurit së çfarë ka humbur në videoklipin e saj më të ri të titulluar “GTFO” (Get the Fuck Out). Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri dhe me sa duket fansat e kanë mirëpritur këtë prurje të re.
48 vjeçarja është rikthyer në skenën botërore pas një mungese të gjatë. Me një karriere të suksesshme prej 3 dekadash, Carey është konsideruar si një nga artistet më me influencë të të gjitha kohërave. Pas thyerjes se shumë rekordeve, si 18 këngë në krye të klasifikimeve dhe 16 javë në vendin e parë me këngën “One Sweet Day”, këngëtarja duket nuk ka ndërmend të ndalet.
Videoklipi i ri e sjell atë më në formë se kurrë, të veshur vëtëm me të brendshme duke u endur në apartamentin e saj, me një gotë vere në dorë. Sensuale dhe provokative ajo i kërkon të dashurit të largohet një herë e mirë, pasi ai nuk dinte ta trajtonte atë. Nuk dihet nëse kënga ka të bëjë më ish bashkëshortin Nick Cannon me të cilin ka dy fëmijë, apo me biznesmenin që po frekuentohej vitin e kaluar, por fansat duket se kanë hedhur spekulime të ndryshme. Këngëtarja akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë.
Mariah Carey e nisi karrierën e saj në fillim të viteve ’90 dhe tërhoqi vëmendjen e fansave në të gjithë botën me vokalin e saj të mrekullueshëm, arritjen e notave fishkëllyese dhe prurjen e disa baladave që mbeten te pavdekshme. Kënga “GTFO” është lançimi i parë i albumit të saj të 15-të, i cili pritet të dalë në treg në muajin tetor./abcnews.al