94 mijë familje nuk mund të legalizojnë banesat

schedule16:12 - 22 Mars, 2021

schedule 16:12 - 22 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

94 mijë familje në të gjithë vendin nuk do të mund të marrin certifikatë pronësie të banesave të tyre.Drejtori i  Agjencisë së Kadastrës Shqiptare Artan Lame deklaron se disa prej tyre kanë bërë aplikimin disa herë dhe janë skualifikuar ndërsa paraqesin problematika të ndryshme.

Aktualisht po shihet mundësia e legalizimeve të banesave që ndodhen poshtë linjave të tensionit të lartë.

“Rreth 94 mijë familje që  kanë probleme me pamundësinë për t’u legalizuar. Nuk mund të legalizojmë objekte në zona të mbrojtura”, thotë ai.

Kreu i Agjencisë së Kadastrës Shqiptare kritikoi programin e partisë demokratike e cila ka premtuar kthim fizik të pronave te ish-pronarët.Sipas Lames kjo është e pamundur.

“Regjistrimi i tokës bujqësore në fshat është një plagë që ka filluar dhe zvarritet që prej vitit 1991. Kemi hyrë në shek e 21 dhe ende një pjesë e mirë e tokës në fshat nuk është regjistruar”, thekson Lame.

Por për demokratët, pronat dhe legalizimet janë 2 dështimet dhe grabitjet e mëdha të qeverisë për 8 vjet.  Ish-deputetja Jorida Tabaku  se kompensimi fiziki i pronarëve është i mundur.

“Nuk mund t’u bëhet kthim fizik i pronave ish-pronarëve për arsyen e thjeshtë se Shqipëria është  28 minë metra katrorë”, thekson ai.

Gjatë 2020 në vend janë legalizuar rreth 200 mijë ndërtesa pa leje por një proces i tillë sipas Lames nuk ka një afat kur mund të përmbyllet pasi ndërtimet pa leje vijojnë ende. /abcnews.al