Zyrtare: E deshi Milani në janar, Leipzig blen talentin talentin francez

schedule15:55 - 22 Mars, 2021

schedule 15:55 - 22 Mars, 2021

Mohamed Simakan ishte një nga lojtarët për të cilin Milani kishte interes në merkaton e dimrit, por një dëmtim i pësuar bëri që kuqezinjtë të hiqnin dorë nga ai dhe të firmosnin për huazimin e Fikayo Tomorit nga Chelsea, i cili gjithashtu po bën shumë mirë.

Simakan, i lindur në vitin 2000 ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman duke filluar nga korriku 2021. Operacioni i blerjes së Simakan nga Strasbourg i kushtoi Leipzig 15 milionë euro, plus 3 bonuse në varësi të paraqitjeve të 20-vjeçarit.

 

Ndërkohë ai nuk është më një alternativë për Milanin në rast se operacioni për Tomorin nuk finalizohet. Simakan është titullar stabël te francezët dhe në 19 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe 1 asist. Ai luan në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor difensiv dhe në krahun e djathtë. /abcnews.al