Nga sherri te prita, si u kundërpërgjigjën me armë vëllezërit Doçaj atentatorit, mohojnë të shtënat

schedule10:42 - 22 Mars, 2021

schedule 10:42 - 22 Mars, 2021

Dy vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçaj të cilët mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, nuk kanë pranuar se kanë qëlluar me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm gëzhoja dhe jo arma që është qitur.

Madje mësohet të kenë thënë se janë zënë në pritë nga autori i ngjarjes.

“Jemi zënë në pritë dhe kemi dëgjuar vetëm krismat e armëve” mësohet të kenë thënë dy vëllezërit të cilët u arrestuan dje nga policia për shkak se akuzohen se janë kundër përgjigjur me armë ndaj autorit që ka tentuar ti vrasë.

Pas këtyre fjalëve ata nuk kanë pranuar të tregojnë më shumë para grupit hetimor të ngjarjes së rëndë.

Konflikti ka nisur në një nga lokalet të fshatit Bardhaj mes dy vëllezërve dhe Besim Përkola, ky i fundit i shpallur në kërkim për plagosjen e dy vëllezërve.

Përkola është larguar nga lokali dhe pasi ka marr armën e zjarrit, ka zënë priten ndaj dy vëllezërve të cilët ishin duke u kthyer për në banesë. Nga sa mësohet në bazë të provave të mbledhura nga grupi hetimor ka qenë, Besim Përkola i cili ka shtënë në drejtim të dy vëllezërve dhe më pas njeri nga këta i është kundërpërgjigjur me pistoletë të cilën e kishte me vete. I frikësuar nga kundërpërgjigja e dy vëllezërve Besim Përkola është larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend janë gjetur 11 gëzhoja prej të cilave 10 gëzhoja automatiku dhe 1 gëzhoja pistolete. Ndërsa arma e zjarrit pistoletë më të cilën dyshohet se janë kundërpërgjigjur vëllezërit Doçaj nuk është gjetur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!