Aktorët Denis Korushi, Julian Hurdha dhe Mariol Aliko ndanë detaje nga spektakli më i ri i humorit në Abc, “Kosherja”, ku interpretojnë rolin e kryeministrit Rama me këshilltarët e tij. Denisi tregoi për moderatorin Alban Musa se bashkëpunimi me regjisorin Altin Basha nisi krejt rastësisht dhe se nuk e mendonte kurrë që do të imitonte një ditë kreun e qeverisë.
“Unë isha duke ecur në Bllok dhe takoj Altinin me gruan e tij. Do flasim më tha, pas një jave më shkruan dhe më nis foton e kryeministrit. E shoh e thashë hajt ta shohim. Kur u bë audicioni i parë pashë që reagoi dhe thashë ok e provojmë. S’kisha provuar imitime të tilla por kur je aktor duhet të marrësh përsipër gjëra të tilla.”, u shpreh aktori.
Juliani u shpreh se ajo që e bën difererencën mes Kosheres me spektaklet e tjera të humorit është mënyra se si i kanë sjellë liderët politikë si dhe gjithashtu fakti që janë përzgjedhur aktorë shumë të rinj. /abcnews.al