Covid-19/ Britania shënon rekord vaksinimesh, mbi 711,156 doza në një ditë

schedule10:20 - 22 Mars, 2021

schedule 10:20 - 22 Mars, 2021

E premtja shënoi një ditë rekord për fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, me 711,156 doza të kombinuara në një ditë.

Kjo do të thotë që gjysma e të rriturve në Britani- rreth 26,853,407 njerëz tani kanë marrë dozën e parë të një vaksine. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se kjo ishte një “arritje fenomenale”.

Kryeministri Boris Johnson  pritet të marrë dozën e parë të vaksinës të premten. Një total prej 2,132,551 njerëz kanë marrë gjithashtu dozën e tyre të dytë të një vaksine.

“Vaksinimi i gjysmës së të rriturve është një arritje fenomenale dhe është dëshmi e përpjekjeve të mëdha të NHS, mjekëve të përgjithshëm, vullnetarëve, autoriteteve lokale dhe nëpunësve civilë në çdo cep të Mbretërisë së Bashkuar,” tha Hancock.

Lajmi vjen pasi qeveria konfirmoi se një dërgesë prej rreth pesë milion doza të vaksinës  Oxford-AstraZeneca do të vonohej, duke rezultuar në një ulje  të numrit të dozave të para – përfshirë për personat nën 50 vjeç gjatë prillit .

Ndërkohë, vendet europiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, kanë filluar vaksinimin me  AstraZeneca pas pezullimit prej disa ditësh. Krahas vaksinës së Oksfordit dhe Pfizer-BioNTech, Britania ka miratuar gjithashtu një vaksinë të tretë – Moderna e cila do të shpërndahet në fund të pranverës.

Vaksina Novavax ka treguar se është efektive  dhe do të shpërndahet në Anglinë veri-lindore, së bashku me  vaksinën me një dozë të vetme nga Johnson & Johnson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!