Qytetarët të bllokuar në Rrugën e Kombit, ARRSH mbron kontraktorët: Janë në terren

schedule21:40 - 21 Mars, 2021

schedule 21:40 - 21 Mars, 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm përballë vështirësive që ndodhen për shkak të problemeve nga reshjet e dëborës.

E ndërsa në Rrugën e Kombit situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe sipas drejtuesve të makinave rruga është bllokuar si pasojë e mungesës së borëpastrueseve, ARRSH thotë se kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.

Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” shkruan ARRSH./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!