Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Teuta në rrugën e duhur, kishim bërë planin të mundnim Partizanin

schedule18:12 - 21 Mars, 2021

schedule 18:12 - 21 Mars, 2021

Teuta barazoi sërish, por këtë herë kundër Partizanit në transfertë dhe ky është një rezultat i pranueshëm. Trajneri Edi Martini, pas ndeshjes analizoi atë që ndodhi në fushën e blertë në deklaratën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Morëm një tjetër barazim, kishim ardhur të fitonim. Nuk ia dolëm, nuk mund të them që jam i kënaqur me pikën, por me situatën e krijuar nuk është keq. Kemi 13 barazime, por edhe të tjerët kanë 10, 11, nuk ka shumë diferencë. Kemi vetëm dy humbje.

Duhet të shtynim më përpara për të fituar. E dinim që duhej kujdes në fillim dhe më pas ta sulmonim. Kishim disa raste për gol, por gabuam edhe me pasimin e fundit. Duhet një marsh më tepër që të shkohet të fitorja”.

“Kanë mbetur edhe pak ndeshje, ky ekip jemi dhe do luftojmë deri në fund. Kanë shënuar mbrojtësit, mesfushorët. Pak rëndësi ka kush shënon, na duhet të fitojmë ndeshjet. Jemi në rrugën e duhur dhe le të ecim përpara”.

“Faktikisht me Partizanin edhe lojtarët janë më të karikuar. Kemi dominuar me ta, humbëm penallti ndeshjen e parë. Kemi një skuadër, që është më shumë grup. E kanë të vështirë të na mundin, pasi tregojmë edhe personalitet. Partizanin nuk e lamë ta luante topin, por kishim planifikuar të fitonim. Gjithsesi është një pikë e vlefshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!