Mesfushori i Real Madrid, Lucas Vazquez, mund të largohet nga madrilenët në fund të sezonit. Spanjolli refuzoi të firmoste një kontratë të re e për pasojë drejtuesit e klubit e kanë vendosur atë në merkato.
Sipas raportimit të “Mirror”, minutazhi i pakët nën drejtimin e Zinedine Zidane ka qenë arsyeja kryesore pse Vazquez nuk e ka pranuar rinovimin. 29-vjeçari ëndërron një kalim në Premier League dhe përflitet se janë dy ekipe në garë për shërbimet e tij.
Tottenham dhe Arsenal janë destinacionet e tij më të mundshme, por nuk përjashtohet as Leeds United nga kjo garë. Deri në këtë fazë të sezonit, Lucas numëron 31 në të gjithë kompeticonet, ku shumicën e tyre është futur si zëvendësues. /abcnews.al