Thomas Brdaric i gëzohet triumfit me Kastriotin dhe rikthimit në krye të klasifikimit. Gjermani, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe deklaroi: “Shumë rezultat i mirë, jemi të lumtur se fituam. Kastrioti është një ekip i mirë dhe ishte një ndeshje e vështirë.
Gjithsesi në fund e merituam fitoren. Ishim shumë të përkushtuar nga fillimi në fund. në fund ka rëndësi rezultati. Duhet të reagonim dhe e bëri. Besoj se Shkodra është krenare për ne”.
“Festa para stolit të Kastriotit? E kuptoj zhgënjimin e tyre, pësuan në fund. Mundohem të jem fair, ndoshta e kemi tepruar me festimin. Ishte një gol në fund. Dua t’i kujtoj Kastriotit pjesën e dytë në Shkodër, që qëndronin shtrirë dhe ne nuk u ankuam aspak”.
“Gjykimi në favor të Vllaznisë? Ka qenë njëlloj si në gjithë kampionatin. Nuk e di për penalltinë, s’kam parë raste të shumta të diskutueshme. Penalltia nuk ishte evidente”, tha në mbyllje trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradric. /abcnews.al